Ambientet e mundshme shpërthyese
Fikeni pajisjen tuaj në çdo zonë me një atmosferë të
mundshme shpërthyese. Zbatoni të gjitha udhëzimet e
afishuara. Shkëndijat në zonat e tilla mund të shkaktojnë
shpërthim ose zjarr, duke pasur si pasojë plagosjen trupore
ose vdekjen. Fikeni pajisjen në pikat e rimbushjes me
karburant si p.sh. pranë pompave të karburantit në stacionet
e shërbimit. Vëzhgoni kufizimet në depot, magazinat dhe
zonat e shpërndarjes së lëndëve djegëse; uzinat kimike; ose
aty ku janë duke u zhvilluar shpërthime. Zonat me një
atmosferë të mundshme shpërthyese janë shpesh, por jo
gjithmonë, të piketuara qartë. Ato përfshijnë zonat ku
këshilloheni ta fikni motorin e automjetit tuaj, poshtë
kuvertës në anije, në impiantet e transferimit ose të ruajtjes
së kimikateve dhe aty ku ajri përmban lëndë kimike ose
grimca të tilla si kokërriza pluhuri ose metalesh. Ju duhet të
këshilloheni me prodhuesit e automjeteve që përdorin gaz
natyror të lëngëzuar (të tillë si propani ose butani), për të
përcaktuar nëse kjo pajisje mund të përdoret pa rrezik në
afërsi të tyre.