Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për
ekspozimin ndaj valëve të radios.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe
radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin
e ekspozimit ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga
orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga
organizata e pavarur shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë
Informacioni shtesë mbi sigurinë 13
e sigurisë të projektuara për të siguruar mbrojtjen e të gjithë
personave, pavarësisht nga mosha dhe gjendja
shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një
njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose
SAR. Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-së është
2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind.
Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione
standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në
nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj, në të gjitha
zonat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një
pajisjeje në funksionim mund të jetë më poshtë se vlera
maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar
vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon
në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis
jush dhe stacionit bazë të rrjetit.
Vlera më e lartë e SAR-it, sipas udhëzimeve të ICNIRP-së për
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si
rezultat ndryshimin e vlerave të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund
të ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit
dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për
SAR-in mund të jepet në informacionin e produktit në adresën
www.nokia.com.
14 Informacioni shtesë mbi sigurinë
përdorimin e pajisjes në vesh është 1. W/kg.
12
DEKLARATA E KONFORMITETIT
Me këtë deklaratë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron se ky
produkt RH-112 është në përputhje me kërkesat themelore
dhe dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një
kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në
adresën http://www.nokia.com/phones/
declaration_of_conformity/.
© 2009 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nokia, Nokia Connecting People dhe Navi janë marka tregtare
ose marka të regjistruara tregtare të Korporatës Nokia. Nokia
tune është shenjë zanore e Korporatës Nokia. Emrat e tjerë të
produkteve dhe të shoqërive të përmendura këtu, mund të
jenë marka tregtare ose emra tregtarë të pronarëve të tyre
përkatës.
Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e
një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në
çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s.
Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia
rezervon të drejtën që të bëjë ndryshime dhe përmirësime në
çdo produkt që përshkruhet në këtë dokument, pa njoftim
paraprak.
NË SHKALLËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NOKIA
OSE LICENSUESIT E SAJ NUK DO TË JENË NË ASNJË RAST
PËRGJEGJËS PËR HUMBJEN E TË DHËNAVE OSE TË TË ARDHURAVE
OSE PËR ÇFARËDOLLOJ DËMTIMI TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM,
RRJEDHIMOR OSE TË TËRTHORTË SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR.
PËRMBAJTJA E KËTIJ DOKUMENTI OFROHET "PA NDRYSHIM". ME
PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI, NUK
JEPET ASNJË LLOJ GARANCIE, E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR,
DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NGA GARANCITË E
NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE TË VOLITSHMËRISË
PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, NË LIDHJE ME SAKTËSINË,
RREGULLSHMËRINË OSE PËRMBAJTJEN E KËTIJ DOKUMENTI.
NOKIA REZERVON TË DREJTËN TA RISHIKOJË KËTË DOKUMENT OSE
TA TËRHEQË ATË NË ÇDO KOHË, PA NJOFTIM PARAPRAK.
Disponueshmëria e produkteve të caktuara dhe e aplikimeve
si dhe e shërbimeve për këto produkte, mund të ndryshojë
sipas rajonit. Kontaktoni me shitësin tuaj të Nokia-s për
hollësitë dhe disponueshmërinë e opsioneve të gjuhës. Kjo
pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose programe
që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHB-
ja dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia nga këto rregulla
në kundërshtim me ligjin.
15
9211668/Botimi SQ
4