
Pajisjet mjekësore
Funksionimi i pajisjes radiotransmetuese, duke përfshirë
edhe telefonat celularë, mund të ndërhyjë në funksionimin e
pajisjeve mjekësore të pambrojtura mirë. Konsultohuni me
një mjek ose me prodhuesin e pajisjes mjekësore, për të
përcaktuar nëse ato janë blinduar mirë për t’u mbrojtur nga
energjia e jashtme e RF-së. Fikeni telefonin kur rregullat e
afishuar ju udhëzojnë që të veproni kështu. Spitalet ose
qendrat shëndetësore, mund të përdorin pajisje të ndjeshme
ndaj energjisë së jashtme të RF-së.