Thirrjet e urgjencës
I rëndësishëm: Kjo pajisje funksionon duke përdorur
radiosinjale, rrjete celulare, rrjete me kabllo nëntokësore,
dhe funksione të programuara për përdoruesit. Nëse pajisja
juaj mbështet thirrjet me zë nëpërmjet internetit (thirrjet në
internet), aktivizoni dhe thirrjet në internet dhe telefonin
celular. Pajisja mund të përpiqet të kryejë thirrje urgjence si
nëpërmjet rrjeteve celulare, ashtu dhe nëpërmjet ofruesit
tuaj të thirrjes në internet, nëse janë të aktivizuar. Nuk mund
të garantohet lidhja në të gjitha kushtet. Ju nuk duhet të
mbështeteni vetëm në pajisjet celulare për komunikimet
thelbësore siç janë urgjencat mjekësore.
Për të bërë një thirrje urgjence:
1
Nëse pajisja nuk është e hapur, hapeni. Kontrolloni për
një forcë të mjaftueshme të sinjalit. Në varësi të pajisjes
suaj, mund të duhet të zbatoni hapat e mëposhtëm:
•
Futni kartën SIM nëse e përdor pajisja juaj.
•
Hiqni disa kufizime të thirrjes që keni aktivizuar
në pajisjen tuaj.
•
Ndërrojeni profilin tuaj nga profili jashtë linje ose
ai i fluturimit, në një profil aktiv.
2
Shtypni butonin e përfundimit sa here të jetë e
nevojshme, për të pastruar hapësirën e shfaqjes dhe
për të përgatitur pajisjen për thirrjet.
3
Futni numrin zyrtar të urgjencës për vendndodhjen tuaj
aktuale. Numrat e urgjencës ndryshojnë sipas
lokalitetit.
4
Shtypni butonin e thirrjes.
Kur jeni duke kryer një thirrje të urgjencës, jepni të gjithë
informacionin e nevojshëm sa më saktë që të jetë e mundur.
Pajisja juaj celulare mund të jetë ndoshta mjeti i vetëm i
komunikimit në vendin e aksidentit. Mos e përfundoni
thirrjen derisa t’ju japin lejen për ta përfunduar.